Sport Tirana nis merkaton, nënshkruan për dy sezone me Avdijajn

Tirana nis merkaton, nënshkruan për dy sezone me Avdijajn

Pasi arriti të fitojë titullin kampion, që vinte pas një mungese të gjatë 11-vjeçare, Tirana ka nisur menjëherë të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku krahas kampionatit, do të provojë të bëjë një performancë të mirë edhe në Kupat e Europës.

Kështu ditën e sotme bardheblutë kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin Albion Avdijaj, i cili ka mbërritur në kryeqytet dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Tiranën dhe që prej të shtunës do të vihet në dispozicion të trajnerit Egbo.

Sulmuesi 26-vjeçar është rritur në akademinë e Zyrihut në Zvicër dhe gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Grasshopersit në tre periudha të ndryshme, Wolfburg II, Debrecenit dhe së fundi danezëve të Viborg.

Albion Avdijaj numëron edhe dy takime me Shqipërinë U21, në periudhën kur trajner ishte i mirënjohuri Skënder Gega, ndërsa ka arritur të shënojë edhe një gol me fanellën kuqezi, në një miqësore ndaj Suedisë U21.

Afrimi i sulmuesit 26-vjeçar është mjaft i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët rrezikojnë që në fund të sezonit të humbin si Michael Ngo’o, ashtu edhe Ernest Muçin, ndaj e kishin të nevojshme afrimin e një futbollisti për të shtyrë topin në rrjetë.