Bota Koronavirusi në Itali: Rritet sërish numri i rasteve të reja

Koronavirusi në Itali: Rritet sërish numri i rasteve të reja

Rritet sërish numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit në Itali. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile janë 396 raste të reja, ndërsa dje ishin 306 dhe pardje 282. Viktimat janë 10 (dje 9) për një numër total prej 35.092 të vdekurish. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 214 persona. Janë bërë 60.311 tamponë, një rritje e pastër në krahasim me dje.

Vetëm një rajon, Vale d’Aosta, nuk ka regjistruar asnjë rast të ri në 24 orët e fundit.