Aktualitet Muzikë e lartë pas orës 20:00, gjobiten 4 lokale në Tiranë

Muzikë e lartë pas orës 20:00, gjobiten 4 lokale në Tiranë

Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ, për muzikë të lartë pas orën 20:00.

“Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”.