Policia e Lezhës ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në një njoftim për mediat thuhet se “në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 4 restorante dasmash në Lezhë dhe Ishull Lezhë që vazhdonin të ushtronin aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”.
Edhe në Vlorë e Sarandë, autoritetet kanë ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.