Gani Potka, shoferi i ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Gardisti 58-vjeçar ka shfaqur temperature të lartë dy ditët e fundit dhe për pasojë është shtruar në Spitalin e Sanatoriumit.
Gjendja e tij është përkeqësuar ç’ka ka bërë që ditën e sotme fatkeqësisht të ndërrojë jetë.
Gani Potka ka shërbyer për shumë vite pranë Gardës së Republikës, ndërkohë që kohët e fundit ai ishte caktuar si shoferi i ministres Elisa Spiropali.