Bota Beteja me koronavirusin në Itali nuk ka përfunduar: Rriten sërish rastet e...

Beteja me koronavirusin në Itali nuk ka përfunduar: Rriten sërish rastet e reja

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 pozitivë (dje ishin 289), sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Viktimat janë 3 (dje ishin 6). Tamponët e bërë ishin 61.858, 5 mijë më shumë se dita e djeshme.

“Të dhënat ndërkombëtare të Covid janë shqetësuese. Sinjalet e fundit nga Franca, Spanja dhe Gjermania na thonë edhe njëherë se beteja nuk është fituar. As edhe në Europë”, shkroi në Facebook ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.