Suedia i ka bërë thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia deri më 31 dhjetor, duke iu referuar rritjes së rasteve me COVID.
Kjo masë ka për qëllim që të reduktojë numrin e personave që udhëtojnë në transportin publik, pas rritjes së kontakteve mes njerëzve.
Në raport me vendet e tjera, Suedia refuzoi që ta izolonte vendin, duke shkaktuar polemika mbi efektivitetin e strategjisë së qeverisë në luftën kundër koronavirusit.
Që prej fillimit të pandemisë, janë shënuar mbi 80.100 njerez te infektuar dhe mbi 5.7 mijë viktima nga COVID.