hërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll të detajuar në disa mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.
Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues Petraq Grekun u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.
Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga policia shqiptare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.