Cristiano Ronaldo ka përfunduar blerjen e një supermakine që kushton rreth 10 milionë euro. Sulmuesi i Juventusit, pas disa muajsh që përflitej, e ka bërë më në fund të tijën makinën Bugatti Centodieci.
Sipas “Tuttosport”, 35-vjeçarit gjithësesi do t’i duhet të presë deri në vitin 2021 që “xhevahiri” t’i dorëzohet në shtëpi.
Kjo makinë do të jetë me ngjyrat bardhë e zi, ashtu si fanela e Juventusit, dhe ka 1600 kuaj fuqi. Nëse CR7 do të jetë ndonjëherë vonë për stërvitje, Bugatti Centodieci arrin 100 km/h për 2,4 sekonda. Centodieci është një version më i rafinuar i Bugatti Chiron, të cilën portugezi e zotëron.
Bugatti Centodieci është prodhuar në vetëm 10 njësi.
Kur Cristiano Ronaldo i bën një dhuratë të tillë vetes kur fiton titullin kampion në Itali, imagjinoni se çfarë mund të blejë nëse fiton Champions League…