Bilanci i pandemisë së COVID-19 tregon tendencë rritëse në Itali, ku janë regjistruar 9 viktima, në rritje me ditën e djeshme ku ishin tre personat që kishin humbur betejën me virusin.
Mbeten të qëndrueshme të dhënat për të infektuarit, 379 raste, ku vatra më e rëndësishme mbetet qendra për emigrantët afër qytetit të Trevisos, në Veneto, ku janë raportuar 117 raste të reja.
Në ndryshim nga javët e kaluara, sot vetëm një rajon nuk ka paraqitur raste, ai verior i Val ‘Aosta.
Totali i viktimave shkon në 35.141, ndërkohë që të prekurit arrijnë në 247537.