Italia ka regjistruar sot një ulje të kurbës së epidemisë së koronavirusit.
Sot janë regjistruar 295 raste të reja (dje 379), ndërsa viktimat janë 5 (dje ishin 9)
53% e rasteve të reja janë regjistruar në tre rajone (Emilia Romanja, Lombardi dhe Veneto), me Emilia Romanjan që kalon Lombardinë (56 me 55). Vetëm në Vale d’Aosta dhe Bazilikata nuk janë regjistruar raste të reja.
Personat aktualisht pozitivë janë 35 më shumë se dje (12.457 në total), ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit janë 255, duke kaluar kuotën 200 mijë (200.229).