Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko deklaroi se provat klinike të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Ruse Gamaleja kanë përfunduar.
“Testimet klinike të vaksinës kanë përfunduar dhe dokumentet për procedurën e regjistrimit tani janë duke u përgatitur”, u tha Murashko gazetarëve.
Ai theksoi se pas regjistrimit të vaksinës, punonjësit shëndetësisë dhe arsimit do të vaksinohen së pari, dhe se ky grup do të jetë më pas nën mbikëqyrjen mjekësore.
Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë së Rusisë planifikon të kryejë një vaksinim masiv nga tetori.
Murashko tha se vaksina për të cilën po punon Instituti Vektor i Virologjisë është në fazën e një provimi klinik, duke përmendur se ata po presin një aplikim për testimin e dy vaksinave të mundshme mbi vullnetarët në dy muajt e ardhshëm.
Por, eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha se Rusia dhe Kina duhet që fillimisht ta testojnë vaksinën për të cilën flasin, e më pas ta provojnë tek njerëzit. E si për të shkuar më tej, Fauci tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gati një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në fund të këtij viti.
Disa lloje vaksinash po zhvillohen përqark botës dhe më shumë se 20 prej tyre janë tashmë në fazën e testimit klinik. Por Fauci, sikurse edhe shkencëtarët në Europë, është i mendimit se periudha më optimiste për sigurimin e një vaksine të sigurt është fundi i vitit 2020 apo fillimi i vitit të ardhshëm.