Ndoshta ngërçi teknologjik, ekonomik dhe deri gjeopolitik i shkaktuar nga aplikacioni TikTok mund të shohë një zgjidhje të papritur dhe të bujshme.
Gjiganti informatikës, Microsoft, ka pohuar zyrtarisht jo vetëm interesimin por edhe traktativa të thelluara për blerjen e aplikacionit, i shndërruar në një nga trendet e dy viteve të fundit, nga kompania kineze Byte Dance.
Kompania e themeluar nga Bill Gates shpreson të përfundon blerjen brenda mesit të shtatorit, në mënyrë që TikTok të vijojë aktivitetin në Shtetet e Bashkuara, pas “luftës” së shpallur nga administrata Trump, që akuzon aplicacionin për spiunazh dhe mbledhje informacionesh në favor të Pekinit.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi të dielën se “të dhënat e Tik Tok shkojnë direkt në Partinë Komuniste Kineze”.
Pas ndërhyrjes së Microsoft, administrata amerikane duket se është zbutur, duke i dhënë 45 ditë kompanive për të përfunduar marrëveshjen, që do të ngrinte prestigjin e Microsoft në fushën e rrjeteve sociale. Kompania deklaroi se për klientët nuk do të ndryshojë asgjë nga pikëpamja e përdorimit, por do të shtohen elemente sigurie dhe privatësie që kanë qenë gjithmonë pikat më të kritikuara e Tik Tok.