Nga Aurenc Bebja*, Francë
“L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një kurorë e humbur…
Mbreti Zog, sovran i Sirisë?
“Gazeta britanike Daily Herald boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.
Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë.
Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurrenca është e madhe, dy ose tre princa, dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.
Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.
Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat.”