Bjellorusia është futur sot në zgjedhje, në ato që konsiderohen më të vështirat për Presidentin aktual Aleksandër Lukashenko. Ai ka udhëhequr vendin prej 16 vjetësh dhe po kërkon një mandat të pestë.
Edhe pse ende shikohet si favorit, ai ka përballë një rivale shumë të fortë. 37-vjeçarja Svetlana Tikhanovskaya, po garon në vend të bashkëshortit të saj i cili është burgosur.
Lukashenko konsiderohet si diktatori i fundit i Europës. 65-vjeçari në votimet e 2015-s fitoi me 83.5% të votave. Ai nuk ishte asnjë sfidues serioz dhe vëzhguesit e zgjedhjeve raportuan probleme me numërimin e votave.
Pavarësisht situatës së vështirë aktuale në të cilën ndodhet vendi, Lukashenko pritet që të fitojë sërish.