Bota Rriten sërish rastet në Itali, Siçilia shndërrohet në vatrën më të madhe

Rriten sërish rastet në Itali, Siçilia shndërrohet në vatrën më të madhe

Passengers at the Termini railway station during Phase 3 of the emergency for Covid-19 Coronavirus, in Rome, 1 August 2020. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Bilanci italian i pandemisë prej disa javësh karakterizohet nga ulje dhe ngritje domethënëse nga dita në ditë.

Ndërkohë që dje shifrat tregonin një ulje të të prekurve nga COVID-19, me 259 raste, sot ai numër është rritur ndjeshëm duke shkuar në 412 të tilla.

Në rritje të lehtë edhe numri i viktimave, 6. Numri total i rasteve shkon në 251.237.

Rajonet më të prekura rezultojnë Lombardia dhe Veneto, por në krye ka dalë Siçilia, me 89 raste, që tregon edhe një zbutje të masave parandaluese të turistëve që vizitojnë bukuritë e ishullit italian.