Një familje amerikane pati një eksperiencë të pazakontë, ndërsa kalonte disa ditë pushime në një park pyjor në Maryland.
Teksa ishin ulur në një tavolinë në pyll për të shijuar ushqimet e piknikut, një ari i murrmë u afrua ngadalë dhe iu bashkua “gostisë” së njerëzve sikur të ishte një prej tyre.
Në pamje shihet ariu ndërsa pret gjithë durim që një nga pjesëtarët e familjes të lyejë bukën me gjalpë kikiriku, e cila i pëlqeu aq shumë.
Një nga pjesëtarët e familjes tregon se ishin lajmëruar nga të zotët e kabinës ku qëndronin se ariu vinte gjithmonë vërdallë zonës dhe se ishte shumë miqësor.
“Disa nga ne ishin të mësuar me jetën e egër, ndërsa të tjerët u frikësuan për vdekje”, tregon Kailyn Nesbit.