Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e pandemisë dhe se me situatën po merren vetëm mjekët e infermierët.
Basha thotë se qeveria nuk bën asgjë përveç propagandës dhe sulmeve ndaj çdokujt që kërkon transparencë e veprim.
Sipas tij, mosveprimi ndaj propozimeve të opozitës, i ka kthyer spitalet dhe qendrat shëndetësore në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit, pasi i ka lënë mjekët e infermierët të pambrojtur dhe spitalet pa pajisje.
Basha thotë se mosplotësimi i nevojave për aparatura e mjetet e nevojshme të strukturave spitalore, ka vënë në rrezik dhe jetën e mijëra qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, që nuk po marrin shërbimin e duhur.
Kryedemokrati shprehet se edhe ekonomia është në gjendje të rëndë, ndërsa kryeministri dhe qeveria tregohen të papërgjegjeshme pasi po vijojnë pushimet luksoze dhe nuk po merren seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike.