Operacioni Forca e Ligjit (OFL) të premten i kërkoi tre personave nga Tirana e Kukësi që të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre.
Tre personat janë: A.G, E.A.(M) DHE D.A të cilët rezultojnë të jenë dënuar më parë për “vjedhje” dhe “trafik droge”.
Personat në fjalë do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve të OFL-së në të kundërtën Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion do t’u sekuestrojë pasurinë.
Prej fillimit të këtij viti OFL po verifikon pasuritë e ish-të dënuarve dhe personave të dyshuar me lidhje me krimin.
Ajo u dërgon disa formularë përmes së cilave të dyshuarit duhet t’u përgjigjen me fakte për të ardhurat që kanë pasur. OFL u ngrit si strukturë e policisë së shtetit sipas një ligji special, miratuar pas aktit normativ të datës 31 janar.