Një kampion ikën dhe një tjetër kthehet. Një idhull mund të largohet dhe një tjetër mund të përqafojë përsëri tifozët e Juventusit. Fatet e Paulo Dybalas dhe Paul Pogbasë, ish-shokë të së njëjtës skuadër dhe miq të shkëlqyeshëm, mund kryqëzohen sërish. Asgjë, në fakt, nuk mund të merret si e mirëqenë. As lamtumira e “Joyas” dhe as kthimi i francezit. Diçka, sidoqoftë, po lëviz në rrugën e duhur, shkruan “Tuttosport”.
Nëse kampionët italianë, të cilët kanë negociuar me numrin 10 për muaj me radhë për të rinovuar kontratën (që skadon në vitin 2022), janë të detyruar ta sakrifikojnë argjentinasin, ideja më e njohur në Continassa është t’i dhurosh Andrea Pirlos një mesfushor të shkëlqyer.
Pogba, i preferuari Pirlos
Nuk është mister që i preferuari i trajnerit të ri është 27-vjeçari i Manchester United, një ish-bardhezi i sukseseve të mëdha. Dybala dhe Pogba janë në të njëjtën moshë, kanë një vlerë të përafërt në treg (rreth 100 milionë) dhe duke pasur parasysh kërkesën e argjentinasit për rritjen e ndjeshme të pagës (15 milionë në sezon), edhe në këtë kriter nuk janë larg njëri-tjetrit. Pogba do të kthehej me kënaqësi tek Juventusi, edhe më shumë tani që Pirlo është në pankinë. Ndërsa Dybala e tregoi një vit më parë lidhjen e ngushtë me ngjyrat bardhezi.
Të gjithë pas Dybalas
Real Madridi nuk duket në humor për të bërë çmenduri, por Florentino Perez mund të ofronte një mes Iscos dhe Asensios në një shkëmbim të ngjashëm me “Pjanic-Arthur”. Për Dybalan po mendojnë edhe te Manchester City, ku pas rreth një vitit do t’u duhet të përshëndetin një tjetër kampion, Sergio Agueron. Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola e kanë karizmën për ta bindur Paulon. City, më shumë se Real Madridi, i ka mundësitë të ofrojë 90-100 milionë euro ose diçka më pak, duke përfshirë edhe një futbollist.