Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, tashmë deputet i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu përmes një statusi në Facebook, hedh dyshime se segmente të caktuara nga bankat apo kompanitë “security” kanë bashkëpunuar në këto grabitje parash të përsëritura të këtij niveli.
Statusi i plotë i Pjerin Ndreut në faqen e tij në Facebook:
“Duhet investigu dhe gjetë burimi i rrjedhjes së informacionit për sasinë e vlerave monetare që po transportoheshin. Banka, shoqëria e transportimit apo destinacioni i mbërritjes kanë dikë që bashkëpunon me grupin e grabitësve. Nuk ka sipërmarrje kriminale të këtij lloji, në atë vend me dendësi lëvizje, me shkallë të lartë rreziku, pa “sukses” të garantuar për sa i përket sasisë së parave që ndodhen në makinë”.