Austria ka hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e përgjigjeve të testeve gjoja negative të koronavirusit ndaj të kthyerve nga Ballkani Perëndimor. Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje sot për kontroll më të rreptë të të kthyerve nga pushimet nga këto shtete pasi ka rritje së numrit të testeve të falsifikuara.
Kurz nuk përjashtoi mundësinë e kryerjes së testeve të koronavirusit falas në kufi nga autoritetet shëndetësore austriake. Vetëm në një ditë janë regjistruar 282 të reja të infektuarish në Austri kryesisht nga turistet e rikthyer në vendlindje.
Qeveria në Vjenë u lëshoi një paralajmërim sot shtetasve të saj që të kthehen me urgjencë përsëri në Austri. Kushdo që nuk do të kthehet brenda ditës së sotme duhet të karantinohet për dhjetë ditë në shtëpi dhe të kryejnë një test brenda 48 orëve nëse nuk paraqesin rezultatin negativ të një testi që e kanë kryer 72 orët e fundit.
Pas këtij vendimi nëpër pikat kufitare u panë radhë të mëdha, në njërën anë pushues austriake që nxituan të kthehen për ti shpëtuar karantinës dhe në anën tjetër turistë që kanë vendosen të injorojnë paralajmërimin e qeverisë se tyre dhe ende po shkojnë me pushime në Kroaci duke krijuar radhë kilometrike në kufirin me Slloveninë.
Radha e makinave pranë pikave kufitare shtrihet deri në 17 kilometra, ndërsa turistët jo vetëm austriakë kanë pritur deri në tre orë sepse duan të shijojnë plazhin. Qeveria austriake vendosi të përfshijë Kroacinë në listën e vendeve me rrezik të lartë pas lajmeve për një numër rekord rastesh te infektuarish me COVID-19 në Kroaci. Aktualisht rreth 3,000 qytetarë austriakë janë me pushime në Kroaci, por autoritetet besojnë se kjo shifër është shumë herë më e lartë.