Extra Presidenti portugez shpëton dy gra nga mbytja

Presidenti portugez shpëton dy gra nga mbytja

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa nuk ka hezituar dhe është hedhur menjëherë në det dhe shpëton dy gra nga mbytja.

Ngjarja u regjistrua në plazhin Praia do Alvor, kur dy gratë hasën vështirësi për të notuar, pasi varka e vogël me të cilën udhëtonin u përmbys.

Presidenti de Sousa ndodhet në këtë zonë prej disa ditësh për të pushuar, por në të njëjtën kohë për të promovuar dhe destinacionet turistike të vendit.