Kryesore “Vdekjet nga Covid në Shqipëri, shumë të larta”

“Vdekjet nga Covid në Shqipëri, shumë të larta”

Vdekshmëria e lartë e të sëmurëve me covid në spitalet shqiptare është një fakt që shihet me shqetësim nga Profesor Doktor Kita Sallabanda, i cili është pjesë e ekipeve mjekësore që kanë trajtuar pacientët me koronavirus në Madrid, në kulmin e pandemisë.

Në një intervistë për Tv Klan, neurokirurgu bën krahasimin mes rezultateve të mjekimit në Spanjë me ato të Shqipërisë dhe thotë se vdekjet janë shumë më të larta në spitalet tona.

“Situata është atipike, ka dy problem, gjurmimi dhe vdekjet, pse vdesin kaq shumë pasi hyjnë ne spital dhe reanimacion”.

Ndersa kemi disa muaj që bashkëjetojmë me Covid-19 dhe pikëpyetjet që lindin prej tij, një tjetër studim ka dhënë shpresë, imuniteti i krijuar me anë të qelizave T, që duket se janë më të vlefshëm se krijimi i antikorpeve pas infektimit me koronavirus.

“Studimi ka treguar se 28% kane aktivizuar qelizat T. Po krijohet imuniteti jo me antikorpe por me qeliza T, dhe qelizat T janë mbrojtje e përjetshme”.

Sa i takon vaksinës që mendohet të na mbrojë nga koronavirusi, doktor Sallabanda thotë se do të jetë gati në fund të këtij viti apo fillim të 2021, por sërish shkencëtarët janë të ndarë në dy kampe; do ta përdorim vaksinën? Apo ajo do t’u bashkohet vaksinave të tjera pasi virusi do të zhduket vetë?