Kryesore Skënder Brataj dhuron plazmën për trajtimin e të infektuarve me Covid-19

Skënder Brataj dhuron plazmën për trajtimin e të infektuarve me Covid-19

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka kaluar infeksionin e Covid-19, ka dhuruar gjak, që mund të shërbejë për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Brataj ka ftuar të gjithë që e kanë kaluar këtë virus që të bëhen pjesë e kësaj iniciative.

“Besoj se jam i pari ose ndër të parët personel mjekësor i infektuar në Shqipëri. Kjo iniciativë duhet të fillojë sa më shpejt në Shqipëri.

Kjo është iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar infeksionin që të grumbullohet sa më shumë gjak që pacientët që kanë nevojë për tranfuzion gjaku ta kenë atë në dispozicion. Ju lutem të gjithë merrni pjesë në dhurimin e gjakut”, u shpreh Brataj.

Ndërsa ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan “Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti -hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm!”