Extra Zbulohet shkaku i sherrit në Mykonos, “gangsteri” shqiptar ngacmoi motrën e ylli...

Zbulohet shkaku i sherrit në Mykonos, “gangsteri” shqiptar ngacmoi motrën e ylli të United

Mediat britanike kanë hedhur në dritë të tjera detaje mbi sherrin që u përfshi një ndër futbollistët më të njohur anglezë, Harry Maguire, në ishullin Mykonos të Greqisë. Sipas The Sun, mbrojtësi 27-vjeçar u arrestua pasi u përpoq të ndihmonte motrën, e cila u plagos lehtë me thikë nga një shqiptar.

Burime për gazetën thonë se ylli i Manchester United ishte sëbashku me partneren e tij në një bar në Mykonos të enjten, kur e motra Daisy u ballafaqua me një grup meshkujsh shqiptarë.

“Një prej tyre, përshkruar sipas burimeve si “tip gangsteri” filloi të fliste me Daisy-n”, shkruan The Sun.

Por kur ajo e refuzoi, ai e çau me thikë në krah me një thikë. Nga ngjarja, e reja ka humbur ndjenjat dhe ky ka qenë momenti kur Maguire është përfshirë në konflikt.

“Harry pa se çfarë ndodhi dhe shkoi debatoi me ta. Aty gjërat u nxehën. Ai u përpoq që të largohej duke marrë një taksi. Në fund përfundoi duke argumentuar me një polic civil dhe më pas përfundoi në polici”, shkruan The Sun.

Ky version ka shumë pikëpyetje. Kjo pasi nuk sqarohet nëse grupi me të cilën shoqërohej Maguire është përleshur fizikisht me grupin e shqiptarëve. Ndër të tjera në media është raportuar gjerësisht se Maguire dhe miqtë e tij goditën oficerët e policisë.

Përveç kësaj, ata u përpoqën edhe t’i korruptonin që çështja të mos shkonte në gjykatë. Pas arrestimit, Maguire kaloi një natë në qelitë e stacionit policor në Mykonos. Një ditë më vonë, gjykata vendosi lirimin e tij me kusht.

Mësohet se ai është kthyer në Britani pasi u lejua nga autoritetet.