Bota Athina i tregon “muskujt” Ankarasë, forcat ajrore e detare stërvitet në Egje

Athina i tregon “muskujt” Ankarasë, forcat ajrore e detare stërvitet në Egje

Në mesin e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor, Athina ka nisur këtë të hënë një stërvitje të forcave ajrore dhe detare në zonën e Egjeut duke sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë Ankaranë.

Mediat raportojnë se marinës greke i është bashkuar edhe një anije Navtex me rreze të mesme e cila është në gjendje të sigurojë informacionin për mjetet lundruese që i afrohen ishujve të Rodosit, Kastelorizos, Kretës dhe Karpathosit.

NAVTEX-i vëzhgon edhe zonën ku është duke lundruar aktualisht anija turke “Oruç Reis” dhe grupi i anijeve që e shoqërojnë atë.

Hapi i Athinës zyrtare vjen si një mesazh ndaj vendimit të Ankarasë, e cila ka njoftuar se do të vijojë kërkimet e saj për gaz dhe naftë deri në 27 gusht.

Tensionet mes Athinës në Mesdheun Lindor kanë alarmuar edhe Bashkimin Europian e shtetet e bashkuara për një konflikt të mundshëm ushtarak.

Mes një përpjekje të re diplomatike të udhëhequr nga Berlini, për të ulur tensionet mes dy vendeve, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të zhvillojë të martën një vizitë në Ankara e Athinë.