Politika Ambasadorja Kim publikon foto nga pushimet: Mrekulli të zbulosh plazhet e Shqipërisë

Ambasadorja Kim publikon foto nga pushimet: Mrekulli të zbulosh plazhet e Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar pushimet.

Në një postim në “Instagram”, krahas fotove që ka shpërndarë, ajo i cilëson plazhet shqiptare të mrekullueshme.

Ndër të tjera, ajo shkruan se dreka është përgatitur me prodhime të freskëta deti të kapura nga peshkatarët vendas, ndërsa shprehur entuziazmin për të eksloruar edhe më tej bukuritë e vendit tonë.

“Mrekulli të bësh një pushim të shkurtër dhe të zbulosh plazhet e Shqipërisë. Mirënjohëse për drekën që përmban ushqime deti të freskëta të kapura nga peshkatarët punëtorë. Mezi pres të eksploroj më shumë!”