Vijon ulja e rasteve ditore me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 878 raste të reja, në krahasim me 953 rastet e ditës së hënë.
Ndërkohë, viktimat janë 4, për një total prej 35 445 që nga nisja e pandemisë.
Të shëruarit e 24 orëve të fundit janë 353. Gjithsej, 206 015 janë të shëruarit në vendin fqinj.
Ndërkohë, në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë 5 qytetarë dhe u konfirmuan 154 raste të reja.