Leo Messi kërkon të largohet që tani nga Barcelona. Humbja 8-2 ndaj Bayern Munchen e zemëroi shumë argjentinasin dhe e vuri në dyshim të ardhmen e tij me katalanasit. Por, sipas mediave argjentinase, ka qenë biseda me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, ajo që bindi përfundimisht Messin që të largohet.
Sipas “Ole”, holandezi i është drejtuar Messit me këto fjalë: “Nuk ka më privilegje në ekip, duhet të bësh gjithçka për skuadrën. Do të jem strikt, duhet menduar vetëm për ekipin”.
Nga këto fjalë, por edhe nga fakti se trajneri i ri ka kërkuar largimin e Luis Suarez, mikut të tij më të mirë, Messi vendosi që e ardhmja e tij tashmë të jetë larg Barcelonës.
Tifozët e Barcelonë kërkojnë dorëheqjen e Bartomeut dhe janë rreshtuar me kapitenin e tyre. Reagimi i popullit të Barcelonas shpërthen në mbrëmje pas lajmit mbi lamtumirën e mundshme të Leo Messi nga klubi katalanas.
Siç raporton Marca, tifozët e Blaugrana i janë drejtuar stadiumit Camp Nou dhe zyrave, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të klubit Josep Bartomeu sepse është shkaktari i largimit të argjentinasit.