Sport Mposht edhe COVID-19 në Google, lamtumira e Messi e bën botën të...

Mposht edhe COVID-19 në Google, lamtumira e Messi e bën botën të diskutojë

Lamtumira e Lionel Messit nga Barcelona e bën botën të diskutojë, jo vetëm atë që lidhet me futbollin. Madje edhe më shumë se sa Coronavirusi, tema kryesore e aktualitetit prej disa muajsh.

Në veçanti, në minutat në vijim të lajmit për dërgimin e burofax të famshëm te Barcelona, termi “Messi” u kërkua më shumë në portalin Mountain View se sa termi “Coronavirus” (me të kuq në grafikun më poshtë) dhe termin “Covid” (me të verdhë), dy termat që zakonisht përdoren më shumë në botë për të gjetur lajme që lidhen me evolucionin e pandemisë.

Një fjalë tjetër që shkaktoi një “boom” në internet ishte “Burofax” (një rritje prej 4550% të kërkimeve), dokumenti ligjor që argjentinasi përdori për të njoftuar Barcelonën për vendimin e tij dhe që në shumë vende nuk përdoret. Edhe New York Times e publikoi në rrjetet e tyre sociale, duke siguruar se ata nuk e kishin përdorur si fjalë në 30 vitet e fundit.