Kosova Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, një i vdekur në...

Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, një i vdekur në 24 orë

Dita e sotme në Kosovë ka shënuar një kthesë pozitive në lidhje me pandeminë e Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 119 raste të reja, ndërsa një pacient ka ndërruar jetë.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer deri tani 49 757 testime të dyshuara, ndërkohë mbi 13 mijë qytetarë kanë rezultuar të prekur nga koronavirus. Ajo që vihet re është fakti se në orët e fundit janë shëruar edhe 154 pacientë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 9239.

Rastet pozitive me Covid-19:

Komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën si dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.

Dy ditë më parë në Kosovë ka hyrë në fuqi edhe “Ligji për Pandeminë”, ligj ky, i cili parasheh ndëshkime me gjobë për shkelësit e tij. Kështu, sipas rregullores së re, cilido qytetar që do të konstatohet pa maskë do gjobitet me 35 euro.