Politika Zgjerimi i Greqisë / Basha i kthehet Ramës: Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi

Zgjerimi i Greqisë / Basha i kthehet Ramës: Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi

Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat e PD-së, ka reaguar menjëherë kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha i ka kthyer përgjigje kreut të qeverisë duke i kërkuar që të heqë dorë nga “dërdëllitjet prej rrugaçi” dhe të jetë transparent me negociatat për detin me Greqinë.

Ndër të tjera, i bën thirrje që ironitë dhe sulmet ndaj kundërshtarëve t’i ruajë për më vonë.

“Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”, shkruan Basha.