Bota Rënie e lehtë e rasteve të reja me Covid-19 në Itali, rekord...

Rënie e lehtë e rasteve të reja me Covid-19 në Itali, rekord tamponësh

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi për një të vdekur dhe 1.444 raste të reja me koronavirus, ndërsa dje ishin 1.462.

Në këtë mënyrë, numri total i viktimave shkon në 35.473 dhe i të infektuarve në 266.853.

Këtë të shtunë u vu re një “bum” i qytetarëve të shëruar. Nga 348 që ishin dje, sot janë regjistruar 1.322 persona të rikuperuar.

Një rekord të ri tamponësh është shënuar, që për pak i afrohen shifrës 100 mijë (u realizuan 99.108.

Gjithsej, Italia ka 208.224 pacientë që kanë fituar betejën me sëmundjen.