Mediat britanike raportojnë se një raport sekret i dalë nga qeveria parashikon në skenarin më të keq 85,000 vdekje të tjera në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit për shkak të pandemisë së Covid-19.
Dokumenti, i përgatitur për qeverinë nga grupi këshillimor shkencor Sage, gjithashtu thotë se mund të ketë kufizime midis nëntorit dhe marsit për të zvogëluar ndjeshëm kontaktet mes personave.
Ai u përgatit për të ndihmuar NHS dhe autoritetet lokale të planifikojnë masat e nevojshme për muajt e dimrit e në vazhdim. Megjithatë disa kritikë shkruajnë se modeli për llogaritjen e këtij bilanci është tashmë i vjetër
Deri tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar më shumë se 330,000 raste me koronavirus, rreth 40,000 prej të cilëve kanë humbur jetën.