Aktualitet OFL zbarkon në Korçë, kush janë 4 të dënuarit që duhet të...

OFL zbarkon në Korçë, kush janë 4 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dorian Sako, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Arten Zallemi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Zalmir Qyteti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Bledjon Liçe, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.