Bota Tension në Malin e Zi/ Gjukanoviç akuzon Serbinë për ndikim në zgjedhje

Tension në Malin e Zi/ Gjukanoviç akuzon Serbinë për ndikim në zgjedhje

Edhe pse pro-serbët e Koalicionit për Ardhmërinë e Serbisë kanë rënë dakord në partitë me dy partitë pro-europiane për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, partia në pushtet e presidentit Milo Gjukanoviç nuk dorëzohet.

Përmes një deklarate për shtyp, kjo parti njoftoi se do të nisë negociatat me partitë pro-europiane në përpjekje për t’i tërhequr ato drejt një koalicioni të përbashkët për arritjen e 41 votave të nevojshme për formimin e një qeverie të re.

Demokratët Socialistë u renditën të parët në zgjedhjet e të dielës dhe u takon atyre ta bëjnë të parët tentativën për formimin e qeverisë.

Në të parën intervistë pas zgjedhjeve, Presidenti Milo Gjukanoviç akuzoi Serbinë për ndikim në zgjedhjet parlamentare të së dielës në vendin e tij.

“Presidenti Vuçiç dhe Serbia kërkon të ndërhyjë në çështje të brendshme të vendeve të tjera. Ata kërkojnë të rigjallërimin e nacionalizmit të Serbisë së Madhe”.

Në një deklaratë për shtyp, partia e Gjukanoviçit akuzoi koalicionin e mbështetur nga Beogradi, për Ardhmërinë e Malit të Zi se po mbështet frymën nacionaliste.

Mbështetësit e këtij koalicioni nën euforinë e rezultateve bindëse të arritura në zgjedhje, që mund t’i japin edhe kryesimin e qeverisë së re sulmuan xhami e objekte të komunitetit etnik boshnjak në qytezën veriore të Pljevljas.

Kreu i Partisë Ura që pritet të përfshihet në koalicion qeverisës me pro-serbët, shqiptari Dritan Abazoviç vizitoi qytetin dhe tha se nuk do të lejojë dhunën dhe shtypjen e minoriteteve etnike. Aktet e dhunës etnike në disa qytete, i dënoi edhe vetë kreu i kishës serbe të Malit të Zi, Amfilohije i cili i konsideroi aktet të turpshme.