Aktualitet Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit një pacient me Covid-19

Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit një pacient me Covid-19

Një pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” është hedhur nga kati i katërt dhe ka gjetur menjëherë vdekjen.

Pacienti po trajtohej për Covid-19 dhe ishte shtruar vetëm dy ditë më parë.

Pacienti ishte 65-vjeç dhe në gjendje të rëndë si pasojë e sëmundjes, por jo i intubuar.

Ky është rasti i dytë që një pacient i shtruar për Covid-19 kryen vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia.

Vetëm pak javë më parë po në këtë spital një i ri u hodh nga lartësia dhe humbi jetën. 29-vjeçari po trajtohej për koronavirus kur u hodh nga kati i tretë.