Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, tha me shaka se Donald Trump do të rrethojë Shtëpinë e Bardhë me thasë rëre pasi nuk do ta pranojë humbjen kundër Joe Biden në zgjedhjet e 4 nëntorit, e madje as nuk do të marrë pjesë në përurimin e presidentit të ri.
Në një intervistë në Instagram për American Urban Radio, bashkë me gruan e tij, Hillary, 74-vjeçari iu përgjigj kështu pyetjes së gazetares April Ryan, e cila tha se Trump nuk do të dojë ta lëshojë tavolinën e punës në zyrën ovale. “Me shumë gjasa as nuk do të vijë në përurimin e Biden. Do të vendosë thasë rëre rreth Shtëpisë së Bardhë”.
Ndërsa Hillary përsëriti këshillën e saj për Biden, duke i thënë që të bëjë kujdes pasi pala tjetër, Partia Republikane, do të përpiqet të shfrytëzojë çdo hapësirë për të bërë me hile e për të mos e lejuar që të fitojë zgjedhjet. Ajo shtoi se republikanët do të bënin çdo gjë që të kufizonin votimin me postë, pasi besojnë se sa më shumë njerëz të votojnë, aq më keq do të jetë për ta.