Kryesore Pesë viktima dhe 116 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Pesë viktima dhe 116 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën në lidhje me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 116 raste të reja me Covid-19, ndërsa pesë qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56-vjeçar; një 64-vjeçare, një 71-vjeçare; një 77-vjeçar dhe një 89-vjeçare”.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, deklaroi Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë