Mexico City është një nga metropolet më të populluara të globit dhe sigurisht që ka nevojë urgjente për një aeroport të ri. Por planet e autoriteteve meksikane për përfundimin e strukturës që do të përbëjë aeroportin Santa Lucia po shtynë disi nga një zbulim të jashtëzakonshëm aq sa të papritur.
Kantieri është ndalur disa herë muajt e fundit sepse në afërsi të themeleve të strukturave të reja, po zbulohen jo dhjetëra, por qindra kocka gjigante që i përkasin mamuthëve.
Skeletet e gjigantëve që qindra mijëra vjet më parë kishin pushtuar pothuajse çdo kontinent dhe që mbijetuan në Rusinë veriore deri 4 mijë vjet më parë, janë aq të shumtë në terrenin e aeroportit, sa që arkeologët mendojnë se kemi të bëjmë me gjetjen më të madhe të zbuluar ndonjëherë, dhe që mund t’i japë përgjigje disa pyetjeve mbi zhdukjen e tyre.
Sipas studiuesve, arsyeja e një pranie kaq të madhe vjen nga fakti që kafshët mund të jenë mbytur në një liqen të nëndheshëm.
Punimet për aeroportin nuk janë pezulluar tërësisht sepse sipas ndërtuesve, terreni është aq i madh sa që “sa herë gjejmë kocka, fillojmë e gërmojmë diku tjetër”.