Ekspertët e shëndetit publik kishin parashikuar një shtim të rasteve me koronavirus në vjeshtë dhe duket se frika e tyre tashmë ka mbërritur në Europë.
Autoritetet në Spanjë raportuan shifrën rekord prej 10 476 personash të infektuar në 24 orët e fundit, krahasuar me 4503 që ishin një ditë më parë. Më shumë se 1/3 e rasteve të reja u regjistruan në Madrid.
Franca raportoi mbi 9000 persona të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra këto që nuk ishin regjistruar që prej 31 marsit. Autoritetet shëndetësore gjithashtu informojnë se është rritur dhe numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Edhe në Itali pati një rritje të rasteve të reja në ditën e fundit. Nga 113 mijë tamponë të kryer nga Shëndeti Publik 1733 persona të tjerë rezultuan të infektuar. Gjithashtu 11 pacientë të infektuar nuk mundën ta fitonin betejën përballë virusit