Vaksina e krijuar në Rusi ka arritur të prodhojë reagim të antitrupave te të gjithë pjesëmarrësit në testim, bën me dije revista prestigjioze mjekësore Lancet që u cilësua nga Moska si një përgjigje për kritikët e saj.
Rezultatet nuk janë befasuese pasi grupi i Oksfordit gjithashtu ka treguar se vaksina të ngjashme me bazë adenovirus nuk prodhojnë efekte anësore të mëdha tek njerëzit dhe vërehen reagime imunologjike.
Raporti tregon se është një provë inkurajuese, por përgjigjet imunologjike nuk mund të shkaktojnë domosdoshmërish mbrojtje dhe kërkohet hetim i mëtejshëm mbi efektivitetin e kësaj vaksine për parandalimin e COVID-19
Në provat e deritanishme, sipas studiuesve rusë, vaksina eksperimentale Sputnik ka shkaktuar një përgjigje imune dhe nuk ka sjellë efekte anësore. Për gjashtë javë, mjekët studiuan 76 vullnetarë të shëndetshëm të moshës midis 18 dhe 60.
Sidoqoftë, ata gjithashtu vunë re disa kufizime: disa nga ata që morën pjesë ishin të rinj që kishin të ngjarë të ishin relativisht të shëndetshëm, ndërsa të rriturit e të moshuarit mungonin në studim. Ekzistonte gjithashtu një çekuilibër gjinor.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, janë ndër zyrtarët e lartë që po marrin vaksinën eksperimentale Sputnik V.
Me qindra vaksina janë duke u testuar në nivel global, por deri më tani ende nuk ka një rezultat përfundimtar, duke qenë se nevojitet më shumë kohë për studimin e të gjitha efekteve.