Anthony Hopkins është i mbyllur në shtëpi prej 178 ditësh dhe tashmë duket një nga personazhet e tij më të çmendur.
Aktori fitues i çmimit Oscar për “Silence of the Lambs”, 82 vjeç, vazhdon të bëjë një jetë të tërhequr për të shmangur infektimin.
“E pranoj se jam çmendur”, ka shkruar në Twitter, duke publikuar një video ku shfaqet duke folur me një qen të rremë dhe në fund fillon të lehë.
I admit I’m bonkers. You’re right, Spot. I better talk to Niblo🙀 pic.twitter.com/TkJESEbqhv
— Anthony Hopkins (@AnthonyHopkins) September 3, 2020