Ditën e djeshme Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Presidentit të Amerikës, Donald trump firmosën marrëveshjen përfundimtare për marrëdhëniet ekonomike.
Fjalën e rastit e mbajti presidenti Trump, që ndër të tjera tha se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke shtuar se kjo është pikë e marrëveshjes.
Në këtë moment, siç shihet në video, presidenti serb Aleksandar Vuçiç habitet dhe drejtohet nga këshilltarët e tij, i çuditur. Me sa duket, Vuçiç nuk ka pasur dijeni për këtë pikë të marrëveshjes të nënshkruar.
Për këtë marrëveshje të nënshkruar, Vuçiç ul kokën dhe kërkon mes rreshtave të marrëveshjes, duke u ndjerë qartazi në siklet.
Ups pic.twitter.com/NkvxvPWgQH
— PaoloStefanini (@PaoloStefanini5) September 5, 2020