Extra E mbajtën të fshehtë për 8 vite me radhë! Merr fund lidhja...

E mbajtën të fshehtë për 8 vite me radhë! Merr fund lidhja e Nik Xhelilajt me aktoren turke

Nik Xhelilaj është një yll gjithnjë e në ngjitje dhe aktualisht ka një karrierë shumë të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë.

Sezoni i ri televiziv rikthen në ekran aktorin e njohur pasi ai do të jetë pjesë e serialit më të ri që nis së shpejti transmetimin në televizionin publik TRT.

Djaloshi shqiptar do t’i japë jetë një personazhi historik në serialin “Uyanış Büyük Selçuklu”, ndërsa do të luajë krah aktorëve më në zë turq si: Buğra Gülsoy, Ekin Koç, Leyla Tuğutlu, Sevda Erginci, Gürkan Uygun, Mehmet Özgür, Osman Sonant, Hatice Şendil, İlker Kızmaz dhe Cemal Toktaş. (KLIKO)

Vitin e kaluar mediat turke shkruajtën se ai dhe aktorja Gokçe Bahadir, mund të kenë nisur një romancë 8 vite më parë në xhirimet e filmit ”Qyteti i humbur”, lidhje kjo e mbajtur sekret për kohë të tëra.

Ndërkohë, aktorja e njohur ka qenë e martuar për 1 vit me Ali Sunalm dhe u divorcua prej tij pikërisht në vitin 2012, kur edhe është xhiruar seriali. Gokçe ka vite në kinematografinë turke dhe është dy vite më e madhe se Nik.

Mirëpo, së fundmi raportohet se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Duket se shkak është bërë distanca mes tyre dhe udhëtimet e shpeshta të shqiptarit simpatik, pasi sikundër e dimë karriera e tij është e ndarë mes Turqisë dhe Gjermanisë.

Ndërkohë, nga vetë protagonistët nuk ka ende asnjë deklaratë apo prononcim, teksa na duhet të presim për zhvillimet e reja.