Pronari i një lokali në Durrës është arrestuar nga policia pasi ka shkelur aktin normativ për pandeminë e Covid-19.
52-vjeçari me iniciale S.P. kishte organizuar dasmë në lokalin e tij në lagjen Nr.15 në qytetin bregdetar. Forcat policore që shkuan për kontroll në këtë lokal, konstatuan që aty zhvillohej ceremoni festive. Pronari i lokalit u arrestua në flagrancë, thotë policisë, pasi këtë veprim e kishte të përsëritur.
Më parë, ishte gjobitur dy herë me 10 milionë Lekë të vjetra dhe mbyllje të aktivitetit për 6 muaj për të njëjtën arsye. Por, 52-vjeçari e kishte shkelur këtë urdhër duke hapur sërish lokalin dhe duke organizuar dasmë.
Në rrethana të tilla, Policia e Durrësit njofton se pronari u arrestua për shkelje të aktit normativ, që parashikon masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19.