Sport “Nuk bën si kapiten”, mediat katalanase nisin sulmet kundër Messit

“Nuk bën si kapiten”, mediat katalanase nisin sulmet kundër Messit

Leo Messi vendosi të qëndrojë te Barcelona edhe një sezon, por duket se do të ndihet më i vetmuar se kurrë, pasi e kanë braktisur të gjithë, madje edhe mediat sportive katalanase që gjithmonë e kanë mbrojtur dhe e kanë quajtur D10S (Zoti).

Në një editorial të drejtorit të gazetës “El Mundo Deportivo”, Santi Nolla, argjentinasi kritikohet ashpër për rolin e tij si kapiten skuadre dhe i ulet vlera në sukseset sportive të Barcelonës gjatë 20 viteve të fundit.

“Messi ka qenë një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së Barcelonës dhe emri i tij është i shënuar në të gjitha sukseset e 20 viteve të fundit. Por, nuk ka luajtur i vetëm. Barcelona ka pasur futbollistë të jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Kapiteni duhet sidomos pas një humbjeje 8-2. Messi mund të jetë Zoti me topin në këmbë, por duhet të kishte kërkuar falje për atë dështim te tifozët e Barcelonës që u ndjenë të turpëruar. Messi nuk kërkoi falje”, shkruan drejtori i gazetës sportive katalanase.

“Një kapiten duhet të vendosë para gjithçkaje ekipin, shokët dhe klubin”, shton Nolla.

Edhe tifozët e Barçës duket se janë kundër argjentinasit. Në një sondazh në këtë gazetë, mbi 70% e tyre mendonin se qëndrimi i Messit edhe për një sezon nuk i bën mirë Barcelonës.