Me muzikë në sfond dhe duke valëvitur flamurin kombëtar, me dhjetëra qytetarët u mblodhën në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë për të protestuar kundër përdorimit të simboleve kombëtare serbe nga partitë e opozitës që fituan zgjedhjet javën e kaluar.
Qytetarët brohorisnin: “Kjo nuk është Serbi” dhe “Ne nuk e dhurojmë Malin e Zi”. Partia Demokratike e Socialistëve pro-Perëndimore (DPS), e udhëhequr nga Presidenti Milo Gjukanoviç, humbi zgjedhjet parlamentare javën e kaluar.
Ai nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri për herë të parë që nga viti 1990, kur u prezantua një sistem shumë-partiak. Partitë e opozitës, përfshirë Frontin Demokratik pro-Serb, organizuan tubime duke tundur flamuj serbë dhe duke ngritur tre gishta, një gjest i njohur si përshëndetja serbe.
“Së bashku me miqtë dhe familjarët e mi erdha në kryeqytetin e Malit të Zi për të mbështetur shtetin tonë, për të ndihmuar njerëzit të kujtojnë se çfarë bënë paraardhësit tanë dhe përse ata vdiqën. Ata luftuan për drejtësi, nder dhe çlirimin e Malit të Zi”, u shpreh një nga protestuesit.
Fitorja e partive opozitare ka shtuar frikën se kjo do të nënkuptojë një ndryshim në politikën pro-perëndimore të Malit të Zi drejt aleatëve tradicionalë, Serbisë dhe Rusisë. Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë për lidhjet e tij me Serbinë, ku shumë qytetarët mbrojnë lidhje më të ngushta me Beogradin dhe të tjerët që kundërshtojnë çdo lloj aleance pro-serbe.