Aktualitet Ambasadorja e SHBA viziton ambientet e SPAK

Ambasadorja e SHBA viziton ambientet e SPAK

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka nisur mëngjesin e së martës me një vizitë në zyrat e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, ose e njohur ndryshe si SPAK.

Diplomatja amerikane u takua me drejtuesen e re të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj të cilës i uroi suksese për detyrën e re dhe i ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Yuri Kim kërkoi që BKH të ketë një rol të suksesshëm në procesin e reformës në drejtësi aq shumë të kërkuar nga qytetarët shqiptarë.